Mobi Casa

Haradinaj tregon se çka i kërkoi Ramës në takim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, i pari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka zhvilluar takim edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka shpalosur detaje se çka u bisedua në takim.

Ramush Haradinaj tha se Edi Ramës në takim ia kërkoi hekurudhën Kosovë-Shqipëri.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit”, shton Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Eco Higjiena

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.