FITORJA

Haradinaj tregon nëse Thaçi e Veseli po i marrin meritat për vizat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dalja në konferencë e liderëve të vendit pas kthimit nga Brukseli, ka qenë me qëllim të respektimit të mediave vendore dhe popullit të Kosovës, pasi siç tha ai, jo të gjithë kanë pasur mundësi ta ndjekin agjendën ditore në Bruksel.

“Është respekt kur kthehen udhëheqësit e institucioneve prej një teme si ajo e liberalizimit të vizave, për të respektuar audiencën vendore dhe popullin me ju tregua se çka ndodhi në Bruksel”.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjinin ka thënë se një gjë e tillë nuk ka pasur të bëjë me marrjen e meritave për rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave.

“Nuk injorohet fakti se dje udhëheqësit e institucioneve janë kthyer nga një kryeqytet që ne pretendojmë të anëtarësohemi. Kur vjen në Prishtinë ose shkon në shtëpi, ose iu drejtohesh mediave”.

GRANDEMALL

Haradinaj tha se liderët e institucioneve respektuan publikun duke iu treguar çfarë ndodhi në Bruksel.

“Jo të gjithë kanë mundur të vijnë në Bruksel, jo të gjithë qytetarët kanë mundur të ndjekin agjendën ditore. Ajo është një respekt për publikun nga ana e atyre që kanë qenë në Bruksel”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai tha se po të udhëtonte edhe opozita bashkë me ta në Bruksel edhe ata do të jepnin lajmin për vizat.

“Po të ishte edhe opozita me ne, edhe ata do të ishin bashkë me ne (në konferencën për shtyp)”, deklaroi tutje kryeministri Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.