UBT

Haradinaj tregon arsyen se pse amerikanët dhe evropianët janë hidhëruar me Kurtin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se amerikanët dhe evropianët nuk i janë hidhëruar Kurtit pse ky është i keq me ta, por sipas tij, ata janë mërzitur me qasjen e kryeministrit, i cili nuk i ka dhënë përparësi pjesës politike.

Haradinaj tha se për të zgjidhur një problem, kur një vend ka trazira, nuk mund të përdoret vetëm instrumenti i quajtur polici.

“Veriu nuk ka pse të jetë i pushtuar, sepse është pjesë e Kosovës, ata janë qytetarë të Kosovës. Ne çdo sistem politik e shoqëror, kur ka pasur rajone të trazuara, është investuar në përfaqësues të atij rajoni e atij populli dhe janë kthyer në palë. Është investu në përfaqësues, në njerëz me autoritet, në njerëz me peshë, në njerëz me fjalë. Është investu në popull tek të varfrit, te ata tjerët që kanë probleme jetësore, që s’kanë vende pune, që s’kanë mundësi me i shkollu fëmijët dhe njëkohësisht është investuar te krejt forcat e jashtme me qenë bashkë kur e bënë ligjin në atë zonë”, tha Haradinaj, në televizionin ATV.

ARKATANA

“Që nga kohërat e hershme prej perandorive, Romake, Otomane, e tjera, deri në ditët e sotme moderne, nuk mundesh me e arrit suksesin vetëm me instrumentin e quajtur polici edhe me e largu një popullsi të tërë. Pra nga bashkëveprimi, ndërveprimi me shtetin përkatës. Kjo është arsyeja pse amerikanët, evropianët janë të hidhëruar në Kurtin. Jo pse ky është i keq me amerikanë, jo pse ky është keq me evropianë, janë mërzitë me qasjen e tij, që ai nuk i ka dhënë përparësi pjesës politike. Ai është politikan, është udhëheqës shtetëror, nuk i ka dhënë përparësi pjesës politike fare dhe nuk ka zhvillu një dialog të brendshëm me serbët lokalë ashtu edhe si ka premtu gjatë fushatës zgjedhore”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kurti i është kthyer dialogut me presidentin Vuçiq, por nuk ka realizuar dialogun me serbët lokalë, të cilin edhe e ka premtuar në fushatë zgjedhore.

“U kthy te dialogu me Vuçiqin, por nuk ka bërë dialog me serbët lokalë të mirëfilltë, me i ulë me i pyet: cilat janë problemet, çka kërkoni ju me u nda prej Beogradit e me ardh në Prishtinë? Nuk ka bërë ofertë tjetër, qoftë ekonomike, qoftë të natyrave të tjera për me i përvetësu. Nuk i ka bërë oferta amerikanëve, evropianëve qysh me e zbatu ligjin bashkë atje dhe e ka bartë krejt peshën. Siç e thash në parlament, nuk është në nderin tonë me e mbajt krejt peshën tonë të një problemi kaq madhor siç është veriu, vetëm mbi policinë. Nuk funksionon ashtu, zor është, nuk del në breg ashtu”, u shpreh Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.