ARKATANA

Haradinaj thotë se nuk po flitet për ndryshimin e Marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ramush Haradinaj nuk i ka marrë seriozisht kërkesat e udhëheqësve të LDK’së se marrëveshja e Bllokut duhet të ridizajnohet. Ai ka thënë se nuk është duke u folur për ndryshimin e marrëveshjes në të cilën është i nominuar për Kryeministër.

Lideri i partisë së katërt, Aleancë ës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është i nominuar si kandidat për kryeministër, ka deklaruar sot se nuk ka lëkundje të koalicionit pas zgjedhor. Ai ka deklaruar se konsultimet të cilat janë duke i bërë partitë politike me strukturat e tyre, janë normale dhe nuk mund të flitet për diçka tjetër.

Haradinaj ka sqaruar se janë në kontakte të rregullta me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me drejtuesit e partisë Nisma për Kosovën, dha ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

UBT

“Bëhet fjalë për një proces të zakonshëm të konsultave tona. Ju e keni parë edhe unë kam pasur disa konsulta me rininë, me këshillin drejtues, me struktura, të gjithë po konsultohemi për gjendjen se jemi të shqetësuar për situatën dhe kjo nuk nënkupton se ne po presim që të veprojmë në mënyrë që e çrregullon unitetin tonë. Ne po veprojmë në mënyrë që ta rrisim presionin, që të thirret seanca”, tha Haradinaj, pasi ka bërë homazhe pranë shtatores se heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë, me rastin e ditëlindjes së Pajazitit.

Ramush Haradinaj, po ashtu, e ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës, dhe liderin e saj, Hashim Thaçi, duke theksuar se ai po mundohet ta përçaj koalicionin pas zgjedhor.

“Kuptohet është një interes i madh i palës kundërshtare, në ketë rast oponentit tonë PDK, për ta shpikur ndonjë përçarje, ndonjë nxitje. Më mirë do të ishte që ata të kujdesen për ta thirrur seancën. Nuk e kanë thirrur seancën, e kanë obligim ligjor, po ashtu, mund ta ushtrojnë të drejtën për nominim”, është shprehur Haradinaj./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.