FIDANISHTJA

Haradinaj thotë se disa në Speciale i kanë duart me gjak, gjykatësi e qorton të mos flas për luftën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot në Gjykatën Speciale, në kuadër të vazhdimit të gjykimit ndaj tij dhe Hysni Gucati.

Ai akuzoi si gjithmonë Specialen si gjykatë të padrejtë, ndërsa tha se disa nga personat të cilët po dëshmojnë në Hagë, i kanë duart me gjak. Ai theksoi se kryeprokurori Jack Smith ka gënjyer kur tha se akuzat nuk kanë të bëjnë me UÇK-në, raporton Gazeta Express.

“Janë të njëjtit persona, emrat e të cilëve dëgjohen në këtë sallë gjyqi, të cilët kanë gjak në duart e tyre dhe që Prokruroria tani kërkon t’i mbrojë nga publiku për ta shpëtuar turpin e saj. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha se kjo nuk ka të bëj me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë”, tha Haradinaj.

Qysh në fillim të fjalës së tij, Haradinaj i bëri thirrje trupit gjykues që ta përfundojnë këtë çështje.

“Të nderuar anëtarë të panelit, gjykatës dhe ju përfaqësues të shtetit tim që jeni sot aty dhe më dëgjoni, këto komente të shkurtra i bëj si qytetar krenar i Republikës së Kosovës, që i është nënshtruar një procesi nga Prokuroria që mund të cilësohet vetëm si e padrejtë dhe selektive. Tani ju bëj thirrje të nderuar gjyqtarë të një institucioni kombëtar të vendit tim të lindjes, ta përfundoni këtë çështje”, tha Haradinaj.

Eco Higjiena

Ai tha se është trajtuar me përbuzje nga Prokuroria, ndërsa shtoi se “muajt e fundit kanë treguar fare qartë se frika jonë më e madhe është realizuar”.

Ai tha se ndodhet tash e 14 muaj në paraburgim pa asnjë provë.

Kryetari i trupit gjykues e luti Haradinajn që të flasë për çështjen ndaj tij, dhe jo për luftën dhe çështje të tjera.

“Duhet të fokusohemi te çështja gjyqësore. Nuk duhet të flasim për luftën”, tha gjykatësi, duke i thënë Haradinajt që të mos bëj deklarata politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.