ARKATANA

Haradinaj : Të flasim vetëm përmes punës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – U bënë disa vjet që flasim për tema të njëjta , se nuk ka rrymë, papunësia është e madhe apo se nuk ka qeverisje të mirë, por tani është koha që të flasim vetëm përmes punës. Ju e dini se çka po kërkohet sot, me gjetë një njeri se si me ja fillua punës dhe t`ia fillojmë punës dhe përmes punës të flasim për të ardhmen, është shprehur Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën gjatë një takimi me qytetarët e Vitisë, i ka ftuar ata që të kalojnë në një realitet tjetër dhe me fol vetëm përmes punës.

Haradinaj është pritur ngrohtësisht nga vitiasit .Ai ka theksuar se tani kur jemi në përmbyllje të vitit 2012 dhe fillimit të vitit të ri, Kosovës i duhet një fillim i ri . “Nëse më jepet mundësia dhe me marrë udhëheqjen në vend , do të flas vetëm me punë”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Ai është shprehur se u bënë disa vjet që flasim për tema të njëjta , se nuk ka rrymë, papunësia është e madhe apo se nuk ka qeverisje të mirë. “Por tani është koha që të flasim vetëm përmes punës. Ju e dini se çka po kërkohet sot, me gjete një njeri se si me ja fillua punës dhe t`ia fillojmë punës dhe përmes punës të flasim për të ardhmen”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa kryetari i AAK-së për Viti, Visar Demiri, ka thënë se me kthimin e Ramush Haradinajt , skena politike e Kosovës, fitoi një dinamizëm për të punuar dhe arritur objektivat që Haradinaj i kishte parashtruar para vetës sa ishte në postin e kryeministrit. “Qytetarët me të drejtë presin që kjo energji e pashtershme e juaja si dhe dinamizmi që ju karakterizon në punë, të vazhdoi dhe Kosova shumë shpejt të ketë një qeveri që dinë dhe mundet për ta quar vendin në Bashkimin Evropian”, ka thënë Demiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.