FITORJA

Haradinaj takon Kasanofin: Arritjet e Kosovës që nga vitet e ’90-ta janë bërë në partneritet të ngushtë me SHBA-të

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit ka takuar Alexander Kasanof, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se në takimin me Kasanof kanë folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, etj.

Lexoni të plotë postimin:

Në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim të hapur, përmbajtësor dhe miqësor, diskutuam zhvillimet politike në Kosovë me Alexander Kasanof, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

UBT

Falenderova z. Kasanof, administratën amerikane dhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për angazhimin dhe përkushtimin maksimal në mbështetje të Kosovës.

Në këtë takim, theksova nevojën për një kontratë afatgjate që për synim ka anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, pasi ky është një hap jetik për garantimin e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

Vlerësova se lidershipi dhe angazhimi amerikan janë të domosdoshme për një marrëveshje strategjike Kosovë-SHBA dhe për përparimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Arritjet e Kosovës, që nga vitet ’90, përfshirë luftën çlirimtare dhe procesin e shtetndërtimit, janë bërë në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë një fitore e përbashkët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.