KKGJILAN

Haradinaj takon kandidatët për deputet, i bindur se koalicioni AAK – PSD do të jetë fitues

/ 1 minutë lexim

I nominuari për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka takuar sot kandidatët për deputetë nga radhët e këtij koalicioni.

Hidromorava

Ai ka shprehur bindjen se ky koalicion do të jetë fitues. “Mëngjes pune me kandidatët për deputetë të koalicionit fitues AAK – PSD, njerëzit e dëshmuar të shtëpisë, të cilët janë gati të marrin përgjegjësi për ta jetësuar konceptin 100% shtet. Gjashtë tetori është referendum për shtetin”, ka thënë Haradinaj.