Fundamenti

Haradinaj: Shpresojmë të zgjidhet çështja e dorëheqjeve që të fillojë konstituimi, Kurti s’e ka shumicën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth situatës në Kuvend, duke thënë se shpreson që të zgjidhet çështja e dorëheqjes në mënyrë që të vazhdohet me konstituimin e kuvendit, të cilën kjo parti e mbështet.

Haradinaj ka thënë edhe se ligji i ri i votuar nga Qeveria Kurti është shkaku i situatës së krijuar.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe se, nëse Kurti do ta kishte shumicën ai do ta votonte raportin e komisionit të mandateve në mënyrë të jashtëligjshme.

ARKATANA

Pos kësaj, Haradinaj ka thënë edhe se ai nuk e di si do të rezultojë situata më tutje, pasi që kjo është një situatë e re, për të cilën kuvendi i Kosovës, s’ka përvojë,.

‘‘Mirë është që janë respektua afatet ligjore, pra 48 orë të vazhdimit. Shpresoj që do o të zgjidhet çështja e dorëheqjes dhe të vazhdojmë pra është me rëndësi që të fillojë konsitutimi i Kuvendit, si Aleancë e mbështesim konsitutimin e kuvendit, por s guxojmë me votu shkelje ligjore. Qeveria Kurti ka votu një ligj të ri, për shkak të saj kemi mbet kështu si jemi. Sikur ta kishte shumicën do të mund të votonte jashtëligjshëm vazhdimin, por duke mos e pasur shumicën, kjo është një situatë që ne s’kemi përvojë, parlamenti i Kosovës s ka pas një rast të tillë, nuk e di si do të rezultojë më tutje. Unë s’kam komunikim me Limen me NISMA-n, prej atëherë që nga intervista’’, ka thënë ai. /GazetaExpreess

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.