UBT

Haradinaj sërish kundër Thaçit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes që qeverisë së Kosovës ka ri konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij për sa i përket temës për korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “Zëri.info”.

Haradinaj ka deklaruar që deri më tani është identifikuar ajo se çfarë nuk bën të bëhet në dialogun me Serbinë mirëpo që ende nuk është dhënë ndonjë gjë konkrete se çfarë duhet të bëhet.

“Më së mirë kish qenë me pa çka bën dhe çka jo. Nëse shkojmë veç me çka nuk bën atëherë është i qartë qëndrimi jonë dhe i qeverisë. Duhet ta shikojmë edhe çka bën. Është mirë që opozita të dal me diçka çka bënë. E kemi bërë të qartë që askush nuk guxon që të flas për diçka që nuk bën siç janë kufijtë. Ne po e dinë se çfarë nuk bën po në të njëjtën kohë nuk po ofrojmë diçka që bën”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka kërkuar edhe miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë si dhe krijimin e një ekipi negociues, raporton tutje “Zëri.info”.

FIDANISHTJA

“Është mirë që votohet rezoluta dhe të mos vonohen proceset. Do të dalim me një opsion dhe do të krijohet edhe një ekip negociues. Nuk mund të ja ndalosh presidentit që të ulet me një president tjetër sepse është i zgjedhuri i popullit”, duke shtuar që “Është mirë që edhe Kuvendi ta marrë një rol që i takon duke krijuar një delegacion që e përfaqëson Kosovën në dialog”, ka thënë ai.

Ndërsa në mbledhjen e qeverisë është diskutuar për miratimin e buxhetit për dikastere të ndryshme në qeveri.

“Në mbledhjen e 72-të, kabineti qeveritar miratoi Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, duke respektuar prioritetet e Qeverisë, siç janë mbrojtja, rendi, shëndetësia, arsimi dhe mjedisi. Lajme të mira janë posaçërisht rritja e pensioneve, si dhe stabiliteti i çmimeve edhe për vitin 2019. Buxheti është një projeksion i qëndrueshëm, i hartuar në mbështetje të dinamikave të reja të qeverisjës, në favor të zhvillimit ekonomik dhe social, duke rritur investimet kapitale në të gjitha fushat”, ka thënë Haradianj. /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.