Haradinaj: Rugova la gjurmë në jetën tonë politike e shoqërore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova.
“Është krejt i veçantë kujtimi për Presidentin Rugova, në këtë dhjetëvjetor të ndarjes nga jeta. Ai la gjurmë në jetën tonë politike e shoqërore, prandaj edhe meriton të kujtohet me pietet. Unë kam pasur kënaqësinë të punojë bashkë me Presidentin Rugova, dhe nderimi në çdo përvjetor të tij, është shndërruar në një traditë për AAK-në dhe për mua personalisht”, tha Haradinaj. /Telegrafi/