Hidromorava

Haradinaj reagon ndaj shefit të diplomacisë çeke: Njohja e Kosovës ishte vendim sovran, jo “nën presion”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Çekisë, Petr Macinka, i cili tha se njohja e Kosovës nga Çekia “është bërë nën presion” dhe se Praga “mund të kishte qenë më e kujdesshme”.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi Macinka i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët në Pragë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Duriq.

Haradinaj vlerësoi se një deklaratë e tillë “dëmton kredibilitetin” e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se njohja e Kosovës ishte një vendim “sovran dhe parimor”, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Republika Çeke e ka njohur Kosovën përmes një vendimi sovran dhe parimor. Ky vendim ka forcuar stabilitetin në Ballkan dhe ka kontribuar në një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Ajo kujtoi se vendimi është “plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” dhe, sipas saj, është konfirmuar edhe nga opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

FIDANISHTJA

Haradinaj kritikoi zyrtarët çekë se, në vend të shprehjes së “keqardhjes” për vendime shtetërore, do të duhej të kontribuonin në ruajtjen e stabilitetit dhe të sfidonin narrativat që, sipas saj, synojnë delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës.

“Në vend që të shpreh keqardhje publike për vendimet sovrane të shtetit të tij, Ministri Petr Macinka do t’i shërbente shumë më mirë paqes dhe stabilitetit… nëse do ta sfidonte narrativën e avancuar nga Gjuriqi”, shkroi ajo.

Sipas Haradinajt, narrativa të tilla dëmtojnë jo vetëm Kosovën, por edhe rolin e Bashkimit Evropian si lehtësues i dialogut Kosovë–Serbi, duke kërkuar që marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja të “mbrohen dhe të zbatohen në mënyrë konsistente”.

Ajo shtoi se Serbia, sipas saj, vazhdon fushatat kundër njohjeve të Kosovës dhe, njëkohësisht, nuk i zbaton obligimet nga marrëveshjet e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, ndërsa synon përparim në rrugën e integrimit evropian.

Në fund, Haradinaj theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, vlerave demokratike dhe bashkëpunimit rajonal, duke thënë se partneriteti Kosovë–Çeki duhet të vazhdojë “mbi bazën e respektit të ndërsjellë, qartësisë strategjike dhe një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.