Haradinaj: Qeveria nuk e dha asnjë cent për mbrojtjen time

Qeveria e Kosovës, ndonëse ishte zotuar se do të marrte përsipër shpenzimet e mbrojtjes për rastin e Ramush Haradinajt në Francë, ajo nuk e ka dhënë asnjë cent për mbrojtjen tij.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shuma e shpenzimeve të mbrojtjes është 70 mijë euro. Të, cilat ai thotë se i ka paguar, anëtari i AAK-së, Gani Dreshaj, transmeton ‘Indenksonline’.
“Asnjë cent qeveria s’e ka dhënë. Faturat janë dërguar me kohë. Jam detyru me thirr vikend në telefon dhe e kam kuptuar se ata nuk kanë paguar asgjë. Shpenzimet e mbrojtjes pastaj i ka paguar, Gani Dreshaj. Shuma e shpenzimeve të mbrojtjes është 70 mijë euro”, ka thënë Haradinaj në emisionin ‘Komiteti’.