Fundamenti

Haradinaj: Qeveria e vetëshpallur si qeveri e shpresës, e futi vendin në varfëri

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Junik në vazhdën e takimeve të grupit koordinues të degëve të partisë në rajonin perëndimor të vendit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.

“Në Junik, në takimin e radhës së grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor të vendit zhvilluam një diskutim përmbajtësor për zhvillimet politike, aspektet organizative dhe punët që na presin në vitin 2024”, ka thënë Haradinaj.

Eco Higjiena

Haradinaj ka shtuar se AAK asnjëherë nuk ka qenë më e fortë si në aspektin organizativ ashtu edhe në pozicionin e vet politik.

“Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e fortë, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e vet politik, duke qenë të vendosur për t’i dhënë fund kësaj qeverie humbëse e cila ishte vetëshpallur qeveri e shpresës, por vetëm shpresë nuk i dha këtij vendi! Kjo qeveri tradhtoi besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë. Është koha për t’i dalë zot vendit!”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.