RCCOLA

Haradinaj: Privatizimi zhduk korrupsionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se së shpejti do të dihet kahja e kësaj partie sa i përket orientimeve për qeverisje, duke shtuar se Kosova po humb shumë kohë sidomos në zhvillimin ekonomik, ku do të fokusohet në rast se do ta drejtojë Qeverinë.

Kurse sa i përket tensioneve në Luginë të Preshevës, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve atje që të jenë të matur, kurse institucioneve të Kosovës që të kenë kujdes për veprime të njëanshme.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë Kosova nuk është në pozitë për të humbur kohë dhe ka premtuar se nëse do ta marrë drejtimin e qeverisë menjëherë do të fillojë të punojë për zhvillimin ekonomik të vendit, raporton rtv21.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e mbështet privatizimin e PTK-së dhe të ndërmarrjeve tjera publike në vend. Sipas tij, kjo do të jetë mënyra më e mirë për zhdukjen e korrupsionit, sepse në praktikat e deritashme është parë se në menaxhimin publik ka pasur keqpërdorime të mëdha.

KKVITI

Ai u ka premtuar afaristëve dhe biznesmenëve se do të jetë përkrah tyre nëçdo pozicion ku ai gjendet, qoftë në opozitë, qoftë në qeveri.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka mirëpritur qasjen e Haradinajt për sektorin privat dhe për zhvillimin në përgjithësi të vendit, duke shtuar se vetëm në formën e dialogimit mund të ketë sukses.

Këto komente, i pari i AAK-së, i bërë pas vizitës që bëri në Odën Ekonomike të Kosovës.