UBT

Haradinaj pret një delegacion të Këshillit Evropian: Kosova e përkushtuar në përmbushjen e reformave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Robert Cooper.

Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar angazhimin dhe punën e Robert Cooper në dizajnimin dhe udhëheqjen e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në kohën sa ishte i angazhuar në pozitat e larta të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se roli i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë është i rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

UBT

Po ashtu, sipas njoftimit, kryeministri Haradinaj theksoi se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e Reformave të Agjendës Evropiane.

“Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Robert Cooper për të gjitha të arriturat në vend, projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik, angazhimin në fuqizimin e rendit dhe ligjit, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”.

“Nga ana tjetër, Robert Cooper e ka falënderuar Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e tij për t’i ofruar Kosovës mbështetje në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.