GRANDEMALL

Haradinaj përshëndet arrestimin e oficerëve serbë: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s’kanë vend në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës, gjatë të cilit më 5 dhe 6 prill janë ndaluar gjithsej 16 persona që po udhëtonin me katër vetura me targa të Kragujevcit të Serbisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Haradinaj ka thënë se ky aksion dëshmon se Kosova nuk është vend pa të Zot dhe se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës.

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye”, ka shkruar Haradinaj.

Eco Higjiena

Ai vlerësoi lartë punën e Policisë dhe uniformave tjera të shtetit, duke theksuar se besimi ndaj tyre është i merituar dhe i padiskutueshëm.

“Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë,” theksoi ai.

“Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë – është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës”, përfundoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.