UBT

Haradinaj: Përkundër sfidave, ne qëndruam konsistent para interesave të shtetit

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media, në 20-vjetorin e AAK-së, ku ka përshkruar ecjen e partisë në periudhën prej dy dekadave. Haradinaj ka theksuar se AAK ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve politike në Kosovë gjatë shtetndërtimit, duke u njohur për konsistencën e saj në mbrojtjen e shtetit dhe kombit.

Ai ka përmendur dy mandatet e qeverisjes qendrore, ku ka udhëhequr AAK për sukseset e shënuara, si dhe qeverisjet e bashkëqeverisjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Fjalimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot i ka mbushur 20 vjet. Qindra mijëra aktivistë, anëtarë e simpatizantë për 20 vjet me radhë e kanë bërë Aleancën, pjesë të historisë politike të Kosovës, të pluralizmit e vendimmarrjes politike, por edhe subjekt të rëndësishëm në shtetbërjën e Kosovës. E sfiduar që prej themelimit të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në jetën e vet politike, ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga shërimi i plagëve të luftës, shpallja e pavarësisë, e deri te ndërtimi i kapaciteteve shtetërore të Kosovës. E shquar për konsistencën e saj, Aleanca ka qëndruar fuqishëm në mbrojtjen e interesave nacionale e shtetërore të Kosovës, duke u rreshtuar në kursin e vlerave e të parimeve properëndimore e veriatlantike. Ajo në dy mandate ka udhëhequr me qeverinë e vendit, në vitin 2004 dhe në vitin 2017.

UBT

Në mandatin e parë të Aleancës në Qeverinë e Kosovës, për të parën herë në histori është krijuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë, kompetencë e marrur nga UNMIK-u. Poashtu nën drejtimin e Aleancës në vitin 2004, Qeveria ka vendosur themelet e pavarësisë në ardhje të Kosovës , (standardet para statusit) gjë e cila edhe ka kulmuar me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 2008. Gjatë qeverisjes së mandatit të fundit, qeveria nën drejtimin e saj, ka bërë të mundur, krijimin e ushtrisë së Kosovës, realizimin e të drejtës pronësore mbi TREPCËN, pavarësimin energjetik, rikthimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, ndaljen e skenarëve për prekjen e kufijve dhe copëtimin e vendit. Edhe në planin lokal. AAK, ka qenë ndër partitë më të suksesshme. Ajo ka qeverisur ose bashkëqeverisur, pothuaj me të gjitha komunat e Kosovës. Kontributi i saj në qeverisjen lokale, ka qenë i një rëndësie jetike për qytetarin.

Sot, Aleanca udhëheq me 7 komuna, dhe bashkëqeverise me pokaq. Por pasuria më e madhe e AAK për këto 20 vjet, kanë qenë anëtarët dhe përkrahësit e saj besnikë të cilët nuk janë lëkundur asnjëherë duke besuar në vizionin dhe politikën e Aleancës. Njerëz të moshave e profileve të ndryshme, që janë shumë e që vazhdimisht kanë ardhur duke u shtuar.

Një falënderim dhe mirënjohje për secilin veç e veç. Me besim në Zot, Aleanca i qëndron besnike Shtetit e Atdheut, familjes e pronës private që është e shenjtë, Besnike ndaj jetës, të drejtës dhe lirisë së individit. E udhëhequr nga vlerat tradicionale shqiptare e me orientim euroatlantik. Gjithmonë për ligj e drejtësi të barabartë për të gjithë. Te Shqiptarët thonë se shpija është e zotit dhe e mikut…Prandaj Kosova sa është e jona është edhe e miqve, e Amerikës dhe e Evropës. Kosovën e kemi bërë bashkë dhe bashkë do ta forcojmë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.