Uji Dea

Haradinaj për ushtrinë: S’e presim gjithë jetën Listën Serbe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ushtria së shpejti do të formohet pasi që këto çështje sipas tij nuk vonohen. “Nuk shkojnë shumë gjatë çështjet e sigurisë. Ka qenë më mirë përmes ndryshimeve kushtetuese mirëpo, është mirë të avancohet edhe përmes ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se idenë e formimit e ka mirëpritur jo për shkak të asaj se kush e ka iniciuar por për shkak se ia di rëndësinë.

Por, sipas tij është përgjegjësi që të kërkohet vota nga lista serbe ashtu siç është kërkuar për çështje të tjera.

Ndërsa, sa i përket partneritetit me ndërkombëtarët i pari i AAK’së ka thënë se nuk do të humbet por, sipas tij vetëm do të forcohet.

Fundamenti

“Unë e kam bindjen që nuk humbet parteneriteti përkundrazi edhe partnerët kanë nevojë. Do të ndodhë ushtria e Kosovës. Mirëpo, kërkesa dhe insistimi duhet me buru prej nesh. Asnjë kërkesë nuk implementohet me të parën por, duhet te insistohet”, ka shtuar Ramush Haradinaj.

Ai për RTV21 ka konfirmuar se e përkrah idenë e ndryshimeve kushtetuese pasi që siç thotë ai Lista serbe kurrë nuk për ta mbeshtetur këtë proces të rëndësishëm.

“Unë jam për me kry punë me ecë, na nuk mujm me pritë gjithë jetën”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.