Haradinaj: Për sot ka përfunduar gjithçka

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një deklarate për media nga selia e partisë së tij tha se përleshja mes Policisë dhe opozitës ndodhi për shkak se Policia ka dashur të arrestojë Albin Kurtin.
“Policia deshi ta arrestonte sërish Kurtin, dhe për këtë arsye ndodhi edhe përleshja me policinë në atë moment”, ka thënë Haradinaj.
Ai tha në fund të prononcimit se për sot ka përfunduar gjithçka nga ana e tyre.