UBT

Haradinaj: Opozita vazhdon të jetë e bashkuar, shihemi më 26 mars në Prishtinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas veprimeve të sotme të opozitës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se tri subjektet opozitare vazhdojnë të jenë të bashkuara si më parë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se opozita do të vazhdoj të jetë bashkë në rrugëtimin për moslejimin e shtetit nga siç ka thënë ai, ky grup njerëzit që e kanë kapur shtetit.

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Vendimi i sotëm i deputetëve të Opozitës, është pasojë e veprimeve dhe qëndrimeve të papërgjegjshme të klasës politike, e cila po vazhdon ta qeverisë vendin në mënyrë antikushtetuese.

FIDANISHTJA

Dy marrëveshjet më të cilat është shkelur edhe Kushtetuta e Kosovës edhe është rrezikuar sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, nuk do të mund të kalojnë.

Ne do të vazhdojmë të jemi Opozitë e Bashkuar, që nuk do të lejojë vazhdimin e kapjes së shtetit.

Do të jemi të palëkundur që në aleancë me qytetarin dhe me përfaqësuesit e përgjegjshëm politik të këtij vendi, të mos lejojmë që një grusht njerëzish, të vendosin për fatin kolektiv dhe do të jemi të vendosur që mandatin se si të qeveriset ky vend, ta kthejm te ju, te qytetari.
Do të jemi bashkë në këtë rrugëtim. Mbështetja për një shtet të së drejtës e pa korrupsion, po rritet. Shihemi me 26 Mars në Prishtinë!
RH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.