Uji Dea

Haradinaj : Nuk kemi kohë për të humbur, tash duhet të jemi të saktë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj tha të shtunën në Gjilan se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se në rrugën tonë tash duhet të jemi shumë të saktë.

AAK në Gjilan ka mbajtur të shtunën Kuvendin zgjedhor, ku besimin për të udhëhequr degën ia ka dhënë arkitektit Rexhep Kadriut, i cili në këtë pozitë zëvendësoi Ahmet Isufin. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e komplementi Gjilanin për një demokraci të avancuar, tha se proceset zgjedhore janë të rëndësishme në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm, ku kemi një mision për të ndërtuar shtetin tonë.

Duke folur për angazhimet nacionale, Haradinaj ka thënë se Kosova ka humbur shumë kohë, prandaj duhet shumë angazhim dhe punë në mënyrë që të mos vonohemi për të ardhmen dhe kjo nuk guxon të na ndodhë më. “Në këtë rrugëtim, kemi nevojë për njerëz të saktë”, ka thënë Haradinaj, duke nënvizuar se i tillë në Gjilan, është kryetari i ri degës, Rexhep Kadriu, të cilin njëherësh e kanë shpallur edhe kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sa u përket përgjegjësive në nivel vendi, Haradinaj ka thënë se të gjithë kemi pjesën tonë të obligimeve për atë që duhet të bëjmë për të krijuar një imazh më të mirë për Kosovën, sikurse kemi pjesën tonë të fajit ose meritave për atë që ka ndodhur deri tani.

Mobi Casa

Ai tha se shqiptarët shquhen në botë për vlerat që kanë si popull, prandaj i ka ftuar të gjithë që të punojnë bashkërisht për t`ia dhënë këtë vlerë edhe Kosovës. “Unë po punoj që këtë vlerë ta arrijmë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, Ahmet Isufi, kryetar i deritashëm i degës në Gjilan, ka thënë se vendit i duhet një angazhim i shtuar për të sublimuar sakrificën që kemi bërë për të mirën e qytetarëve. Ai premtoi se me fitoren e AAK-së, Gjilani nuk do të jetë më i anashkaluar si deri tani. Kurse Rexhep Kadriu, kryetar i ri i degës, ka premtuar se do të punojë shumë që AAK të jetë forca e parë politike në komunën e Gjilanit. “AAK do të udhëheq ndryshme me Gjilanin nga ata që kanë qeverisur deri tani”, ka thënë Kadriu, duke nënvizuar se sot Gjilani përballet me një gjendje të rëndë në të gjitha fushat. Sipas tij, Gjilani ka nevojë për ndryshime edhe këtë ndryshim do ta bëjë AAK-ja.

Kuvendin e AAK-së në Gjilan e ka përshëndetur edhe Izmi Zeka, kryetar i degës së PDK-së, i cili pasi ka thënë se ky subjekt ka luajtur rol konstruktiv në qeverisjen komunale, ka thënë se në mandatin e ardhshëm do të qeveris Gjilanin koalicioni PDK-AAK./rajonipress/