Fundamenti

Haradinaj: Negocimi me PDK është serioz dhe i ndjeshëm

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në një bashkëbisedim me aktivistët e AAK-së në rajonin e Anamoravës tha se negocimi dhe marrëveshja me PDK është serioze, por edhe e ndjeshme. Së më shpejt që e marr udhëheqjen e vendit aq më mirë është për Kosovën , në të kundërtën një vit humbje është i madh për vendin tha ai.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj edhe njëherë ka përsëritur kërkesën e tij për të marrë sa më shpejt që është e mundur qeverisjen e vendit. Ai një kërkesë të tillë e bëri edhe të dielën në Gjilan para aktivistëve të AAK-së për rajonin e Anamoravës transmeton rajonipress.

Haradinaj në këtë tubim ka folur për procesin zgjedhor brenda AAK-së, lapidarin e UÇPMB-së dhe ofertën e tij për PDK. Haradinaj tha se negocimi dhe oferta me PDK është serioze, por edhe ndjeshme.”Një ditë më parë nëse marrë me udhëheq Kosovën është më mirë për vendin dhe popullin. Unë e di se në çfarë gjendje është Kosova dhe me çka do të përballemi në teren, por jam i gatshëm që të qeverisë dhe të tregoj kualitete në të gjitha fushat” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se është i gatshëm ta ndryshojë gjendjen nëse ai e merr qeverisjen e vendit dhe një ditë e më herët marrja e qeverisjes nga ana e tij është në dobi të vendit, por nëse humbet një vit, atëherë është humbje për Kosovën tha ai.

Eco Higjiena

Por Haradinaj tha se nëse nuk do të realizohej oferta atëherë prapë do të sillet me kujdes.”Rruga jonë politike nuk do të ndryshojë përkundër faktit se marrëveshja me PDK, e përsëris është tejet serioze. Nuk do flasim tepër, por do të punojmë më shumë e më mirë për vendin”.

Kurse rreth procesit zgjedhor brenda AAK-së Haradinaj tha se me të gjitha sfidat që ka pasur AAK-ja pas largimit të tij nga politika sërish kjo parti mbetet shtylla kryesore e demokracisë në Kosovë. “Tani me këto zgjedhje të brendshme AAK mund ta rrisë kualitetin e saj të brendshëm sepse me rritjen e kualitetit brenda AAK-së rritet demokracia në Kosovë. Dhe këtë kualitet e këta parametra do të mundemi t`i rrisim që nga niveli lokal” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se në Anamoravë po vjen koha e qeverisjes dhe e vendimmarrjes. “Tani ju komunat e Kamenicës, Gjilanit, Vitisë e Artanës e keni shansin që të udhëhiqni me këto komuna dhe të jeni bartës kryesor të procesit vendimmarrës” tha Haradinaj.

Kurse Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së dhe kryetar dege në Gjilan tha se kjo parti çdo ditë po rritet. Edhe Isufi tha se pas kthimit të Haradinajt, AAK po rritet çdo ditë dhe ka ardhur momenti që me Anamoravën të qeverisë AAK-ja tha ai./rajonipress/