Fundamenti

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se data 24 mars nderohet shumëfish për shkak se në këtë datë kanë ndodhur dy ngjarje historike.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 26-vjetorit të fillimit të bombardimeve nga NATO mbi caqet serbe.

“24 Marsi, nderohet shumëfish, një vit ndërmjet prej kur filloi Epopeja e Dukagjinit e deri tek intervenimi i NATO-s një vit më vonë. Me 24 Mars të vitit 1998, ranë tre djem të ri; Hima, Gazmendi e Agroni, por nuk u thyem! Flamurin e tyre e mbajtëm lartë, për UÇK-në çdo i rënë ishte plagë e mbështjellur me frymëzim që të mos ndalonim deri në momentin kulmor, atë ditë kur NATO në krye me SHBA dha sinjalin që Kosova po çlirohej, që lufta jonë ishte e drejtë”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Haradinaj ka shtuar se e nderojmë Kosovën duke nderuar të rënët e asaj dite dhe nderojmë ShBA-të me aleatët.

“Sot nderojmë Kosovën duke nderuar të rënët e asaj dite, nderojmë ShBA-në dhe partnerët duke mos harruar asnjëherë që NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit e Kosovën e kurorëzuan me atë që takonte, lirinë e pavarësinë”, është shprehur Haradinaj./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.