Fundamenti

Haradinaj: Na iku një mundësi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mosarritjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e quan si mundësi të të humbur. Megjithëkëtë, ai ka ripërsëritur që AAK do të vazhdojë të kontribuojë në kuadër të mundësive që ka.

Haradinaj ka thënë se tashmë për këtë ka mbetur të vendosin qytetarët në zgjedhje dhe se, sipas tij, do të jenë ata që do të vendosin për njeriun që do jetë në krye të Qeverisë.

“Është një mundësi që nuk kemi mujt me realizu, e pa shfrytëzuar. Më vjen keq nga qytetarët e vendit. Të njëjtën kohë vazhdojmë me punu në funksionet tona që kemi, me shpresën që këtë mundësi do të na japin qytetarët e vendit kur jemi në zgjedhje. Pra, vazhdojmë me ushtru funksionet tona si subjekt politik për kohën që qytetarët e vendosin si do të vazhdojë më tutje udhëheqja e vendit”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Këto komente ai i ka bërë pak ditë pasi nuk arritën marrëveshje me PDK-në për të bërë koalicion, edhe pse qe folur me muaj të tërë se ajo ishte punë e kryer dhe se pritej vetëm përfundimi i Kuvendit zgjedhor të PDK-së, në mënyrë që ai të bëhej publik.

E Haradinaj, deri në fund nuk ka hequr dorë nga kushti themeltar se koalicionin me partinë e Hashim Thaçit, mund të bëhej vetëm nëse atij i lihej posti i kryeministrit.