UBT

Haradinaj: Moszgjedhja e presidentit nga Kuvendi në afatin kushtetues është “bardh e zi”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se se dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues është një situatë e qartë juridike.

Sipas tij, Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual, ndërsa mungesa e këtij veprimi nga Kuvendi përbën një problem të qartë institucional.

“Mosafësia e këtij parlamenti me zgjedh presidentin deri në 30 ditë para skadimit të mandatit aktual është bardh e zi”, deklaroi Haradinaj.

ARKATANA

Ai tha se nëse presidentja nuk do të kishte ndërmarrë veprimet e saj përmes dekretit, atëherë çështja do të mund të përfundonte në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës.

“Po mos ta kishte bërë presidentja dekretin, dikush ka mundur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës së vendit. Do të ishte një lloj puçi”, theksoi Haradinaj në Kanal10.

Në deklaratën e tij ai përmendi edhe debatet për interpretimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë periudhën kur në krye të saj ishte Enver Hasani, duke theksuar se për këto çështje ekzistojnë edhe mendime të ndryshme profesionale në komunitetin juridik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.