RCCOLA

Haradinaj: Mandati i tretë i Thaçit i pakuptimtë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj derisa ka paraqitur programin zgjedhor dhe idetë që AAK të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale tha se mandati i tretë që po kërkon Thaçi nga qytetarët është i pakuptimtë. Kjo qeverisje e solli gjendjen në një situatë të tmerrshme dhe sërish tua kërkosh votën dhe t`i gënjesh ata vërtet është jo normale tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka zgjedhur Gjilanin për të prezantuar në pika të shkurta programin zgjedhor të AAK-së për të cilin tha se qysh të martën do të jetë i gatshëm, raporton rajonipress.

Haradinaj ka folur edhe për qeverisjen Thaçi dhe tha se kjo qeverisje nuk ka pasur as plane, as ide e as konkretizim të punëve.”Populli është ngopur me rrena dhe është vërtet e pakuptimtë që për të tretën herë tua kërkosh votën atyre. Mandati i tretë i Thaçit është i pakuptimtë dhe jam i sigurt se nuk do të kalojë kjo teori sepse pritet të ndodhë një ndëshkim i madh” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se qeverisja e tij 100 ditëshe ende po përmendet.”Ju e dini se ai 100 ditësh mbeti në histori sepse ende përmendet dhe unë ju siguroj se me këtë program zhvillimor dhe me këtë punë të madhe që kanë bërë ekspertët tanë duke ofruar të gjitha mundësit që të zhvillohet Kosova edhe në ekonomi, edhe në bujqësi, edhe në administratë edhe në sundim të ligjit do të jetë garanci për gjeneratat e reja” tha Haradinaj.

RCCOLA

Haradinaj tha se AAK synon të ketë një qeverisje model, kredibile, të pa korruptuar.”PDK-ja e solli Kosovën në një gjendje të mjerueshme dhe ende Thaçit i bije ndërmend të flas për investimet në bujqësi.”Jam i sigurt se Thaçi as që e ka ditur se ekziston ky sektor. Me AAK në qeverisje gjendjen do ta ndryshojmë edhe ne Luginë, edhe në Mal të Zi dhe kudo ku ndodhen shqiptarët. AAK para elektoratit do flas me argumente dhe me program, kurse Gjilani do ta ketë autostradën derisa bujqësisë do i jepet prioritet” tha Haradinaj.

Haradinaj shtoj se AAK në zgjedhjet nacionale shkon me ofertën programore qeverisëse dhe ju ftoj që ta proklamoni këtë ofertë e cila Kosovën e kthen në një shtet zhvillimor.

Edhe Ahmet Isufi tha se Gjilani dhe Anamorava nuk do të ndihen të anashkaluar sepse për këtë do të kujdeset AAK.

Kurse Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dhe nënkryetar i komunës tha se Gjilanin e gjetëm më shumë borxhe, por kuadrot e AAK-së e në veçanti dy drejtorit që ajo drejton janë shembull i suksesit dhe i zhvillimit pozitiv.”Koalicioni LDK-AAK po funksionon mirë dhe do të jetë model edhe për zgjedhjet nacionale” tha Kadriu./rajonipress/