UBT

Haradinaj: Lugina të integrohet në institucionet e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rezultati i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të rezultojë me faktin se Serbia nuk do të ketë më ndonjë rol në Kosovë, thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha për stacionin televiziv të Podgoricës, Atlas, se i kupton pakënaqësitë e serbëve, por shton se më mirë është që ata të mendojnë për të ardhmen, sesa të mbeten robër të së kaluarës.

“Dihet se ku shkon ky proces. Shkon drejt qartësimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. Serbia nuk mundet në prill – atëherë kur vendoset data e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian (BE) – të mbajë rolin që e ka tash në veriun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj. “Ne nuk mbajmë peng Serbinë, ajo po e mban veten kështu”.

Në pretendimet se serbët në jug të Kosovës jetojnë si në një kamp përqendrimi, ai tha se në qoftë se je serb në Kosovë, jeni pak i zemëruar ose nuk je qytetari më i disponuar i Kosovës. Ndërsa, në pohimet se publiku serb ende e sheh “si përgjegjës për krimet në Kosovë”, Haradinaj ka thënë se secili ka të drejtë të zgjedh çfarë të besojë.

Hidromorava

“Në qoftë se zgjedhja juaj është të jetoni me gënjeshtra, unë nuk mund t’ju ndihmojë”, tha ai.

Haradinaj tha se koncepti i një “Shqipërie të Madhe” është i tejkaluar, ndërsa e sheh si joreale idenë e shkëmbimit të territoreve të jugut të Serbisë me veriun e Kosovës. Ai i porositi shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë në jetën politike në Serbi.

Haradinaj pranoi se ka biseduar me Hashim Thaçin për ta trashëguar atë në postin e kryeministrit të Kosovës, por shtoi se nuk është optimist në këtë pikë.

“Ende nuk është vendosur dhe nuk e di se në cilin drejtim do të shkojë kjo. Nuk jam aq optimist. Kam ofruar ndryshimin e qeverisë dhe ndryshimin e politikës, e jo vazhdimin e kësaj të tashmes”, tha ai. /Titulli.com/