ARKATANA

Haradinaj: Liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook në profilin e tij ka shkruar se falë gjakut të bijve më të mirë të kombit, është bërë e mundur liria jonë.

Në postimin e tij ai ka shprehur nderim e krenari për heroin ‘‘Naser Brahimaj – Bardheci, një ndër luftëtarët më të vendosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismëtar i rrugës së lirisë’’.

Postimi:

ARKATANA

Liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit, të cilët me guxim iu përgjigjën thirrjes për lirinë e Atdheut. Sot përulemi me nderim e krenari para figurës së heroit Naser Brahimaj – Bardheci, një ndër luftëtarët më të vendosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismëtar i rrugës së lirisë.

Në përvjetorin e rënies, nderojmë bashkëluftëtarët e tij të idealit: Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama, burra të cilët në emër të lirisë dhanë gjithçka.

Heroizmi i tyre është themeli mbi të cilin u ndërtua liria jonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.