Fundamenti

Haradinaj: Liberalizimi, shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e re që tashmë ka nisur, duke prezantuar shkurtimisht programin qeverisës, ka thënë se kjo qeveri do të sjellë rritje ekonomike prej 7 për qind, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu, ka thënë se do të punohet në shumë fusha, si në arsim, shëndetësi, ekonomi e drejtësi.

Haradinaj më tej, ka thënë se prioritet i qeverisë do të jetë edhe punësimi i qytetarëve të Kosovës.

“Vizioni është hapja e vendeve të reja të punës dhe zhdukja e varfërisë ekstreme. Rritje ekonomike do të ketë 7 për qind. Ne do të realizojmë projekte të mëdha zhvillimore që do të ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë. Do të mundësojmë edhe rritje të pagave të sektorit publik”, tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Shefi i ekzekutivit më tej, tha se do të punohet edhe drejt procesit të njohjeve të reja, liberalizimit, e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

ARKATANA

“Do të përmbushim kriteret e mbetura të liberalizimit të vizave, për një kohë të shkurtër do ta sigurojmë liberalizimin e vizave”, theksoi ai.

Pos kësaj, Haradinaj tha se do të bëhet edhe transformimi i FSK-së në ushtri, në bashkëpunim me NATO-n.

Ndërkohë, foli edhe rreth procesit të dialogut me Serbinë, me ç’rast tha se ky dialog do të përmbyllet suksesshëm.

“Ne synojmë ndërtim të marrëdhënieve fqinjësore edhe me Serbinë. Do ta përmbyllim suksesshëm dialogun me Serbinë. Kemi kërkuar inkuadrim të SHBA-ve dhe dialogu duhet të ketë kufizim kohor dhe emri i këtij dialogu do të jetë njohja reciproke”, nënvizoi ai. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.