Fundamenti

Haradinaj Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar me Bashkimin Evropian për disa masa që lidhen me implementimin e Ligjit për të Huajt.

Sipas Haradinajt, me këtë dakordim Kosova do të mundësojë që qytetarët serbë të regjistrohen në Regjistrin Civil duke përdorur si dokument identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

“Pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, sot me plot gojë Kryeministri jonë tha se po u hapim edhe një dritare dokumenteve të tjera jolegale për serbët”, ka shkruar Haradinaj.

HW

Ai ka akuzuar kryeministrin se po bashkëpunon me strukturat paralele serbe, ndërsa sipas tij qytetarët shqiptarë përballen me probleme dhe bllokada.

“Deri kur me këto lojëra ? Plot gojën me patriotizëm, por plot vendime antikushtetuese dhe antiligjore. Me serb dhe struktura paralele bashkëpunim të shkëlqyeshëm, e me shqiptarë të këtij vendi bllokada e rrëmujë”, ka shkruar Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.