Uji Dea

Haradinaj: Kurti po më sulmon pasi po ia përmendi dështimet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, ka qenë në një tubim me qytetarë në Klinë sot në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai, para të pranishmëve, ka theksuar se koalicioni Kosova Fituese e do Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ndër tjera, Haradinaj ka deklaruar se kryeministri aktual Albin Kurti në fushatën zgjedhore që është duke zhvilluar për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, po e sulmon të parin e AAK-së me deklarata të ndryshme, pasi ky thotë se po ia përmend disa prej dështimeve të katër vjetëve të fundit në qeverisje Kurtit.

FITORJA

“Klinë a e dini se pse po më sulmojnë nga një herë kështu, nuk po kanë qejf me u fol për tenderat një burimor, dy mijë tendera një burimor, tenderi burimor është i paraparë të realizohet kur ndodh ndonjë katastrofë natyrore, ndonjë epidemi, kur ka urgjencë. Pra, nuk është instrument i zakonshëm ligjor i ofertimit, çka është tenderi një burimor, është vetëm një me një. Nuk dihet as cila është puna dhe cila është kostoja dhe çka do tjetër”.

“Ai nuk ka qejf të flitet për tenderat një burimor sepse është hajni, më sulmon mua sepse nuk do të flitet për hajnitë në energji elektrike, na janë rritur çmimet dy herë. Nuk ka qejf të flitet për rezervat shtetërore, ju e dini janë paguar dhe s’kanë ardhur kurrë në Kosovë, i kanë ndarë milionat dhe nuk ka ardhë malli”.“I vjen siklet, ju lutem unë e kam kryer detyrën se jam njeri i këtij vendi, është dashtë ta ballafaqojë atë që e ka marrë përgjegjësinë, e kam ballafaquar me humbjet që po ja bie Kosovës, ia kam hequr maskën total dhe i keni parë tani çfarë janë”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.