FITORJA

Haradinaj: Kurti është realisht në opozitë, shpëtimi i tij është te LDK-ja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Haradinaj kritikon qëndrimin e LDK-së: Pozicion bllokues, pamundëson krijimin e qeverisë së opozitës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj formimit të një qeverie të re, duke e cilësuar atë si bllokues.

Haradinaj ka komentuar qëndrimet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka bërë të qartë se LDK nuk do të bashkëpunoj me Lëvizjen Vetëvendosje. Kurse, partive të tjera (PDK-dhe AAK-së) Abidxhiku iu ka vendosur kushte.

“LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit”, kishte thënë Abidxhiku.

Duke komentuar këtë qëndrim, Haradinaj në Debat Plus e ka konsideruar si pengesë për formimin e një qeverie opozitare.

GRANDEMALL

“Aktualisht pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka hyrë në një fazë të re politike, që është opozita, dhe se e vetmja mundësi për të qëndruar në pushtet është të gjejë mbështetje te Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Ai e sheh që po shkon në opozitë. Se kur ke qenë kryetar qeveri, e ka pas një qeveri të shumicës, dhe me zbrit për 10 deputetë më pak. Me tu varu jeta në një ose dy deputetë, ai e di që s’është më kryeministër. Ai realisht është në opozitë. Të vetmin shpëtim e ka kah LDK-ja.

Nëse LDK-ja dëshiron ta shpëtojë me majtë ende, mundet. Përndryshe nëse LDK bashkëpunon me opozitën ne e krijojmë qeverinë. S’po e them që LDK-ja e ka finale këtë, por LDK-ja me pozitën vet, mos me bë me opozitën, pra me qëndrimin, është duke ia zgjat jetën shpresave të Kurtit, ka nevojë me ia pre dikush shpresat…” ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.