Uji Dea

Haradinaj: Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se për gati tri vite, Qeveria Kurti nuk ka bërë thuajse asgjë në të mirë të vendit.

Haradinaj tha se nën drejtimin e Kurtit, Kosova është kthyer prapa në shumë aspekte.

Ai përmendi ekonominë, sigurinë, politikën e jashtme, e po ashtu koston e jetesës, duke e ndërlidhur kështu me rritjen e faturave të energjisë elektrike gjatë dhjetorit.

Deklarimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti se mund të ketë sërish sulme në veri nga grupe të armatosura, Haradinaj i quajti të koordinuara me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.“E shoh rrezikun në veri, por rreziku vjen nga strategjia e Kurtit”.

Hidromorava

Madje ai shkoi edhe më larg, duke thënë se Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës, vetëm që ta ruajë popullaritetin dhe pushtetin e tij.

“Kurti, duke e pa gjendjen jo të mirë në ekonomi, e problem të tjera me korrupsionin, ai shpreson me incidente në veri, në nacionalizëm për me e rritë “ratingun”.

Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës, vetëm që ta ruajë popullaritetin dhe pushtetin e tij”, deklaroi ai.

Duke folur për Asociacionin, Haradinaj tha se do duhej Kosova ta propozonte një Draft – Statut, e tani sipas tij, dokumenti i Asociacionit quhet 1244, që i bie kthim para “Pakos së Ahtisaarit”.Haradinaj, 2024-ën e quajti vit zgjedhor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.