Uji Dea

Haradinaj kujton arrestimin e Gjuriqit, kritikon Kurtin për “universitetin paralel” në Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kohës së tij si drejtues i ekzekutivit është punuar shumë më mirë sesa që po punon qeveria e drejtuar nga Albin Kurtit sot, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka kujtuar se si ishte arrestuar ish-drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” Marko Gjuriq në vitin 2018 pasi kishte shpërfillur institucionet e Rerpublikës së Kosovës, gjatë kohës sa vetë lideri i AAK-së kishte drejtuar Qeverinë e Kosovës.

“Në kohën e Qeverisë Haradinaj nëse ndonjë zyrtar i Serbisë është lazdruar në Kosovë ju e dini se si e ka trajtuar ligji këtu”, ka thënë Haradinaj gjatë një takimi me strukturat në Deçan.

Mobi Casa

Ndërkohë ka thënë se është e pabesueshme që po vihen gurthemelet e “universitetit paralel” në Mitrovicë, në kohën kur Kosova po drejtohet nga Albin Kurti

“Besomni qeverisja Haradinaj është shumë shumë herë më e mirë se qeverisja Kurti, e nuk e kemi pasë këtë shumicë. Me të ardhur, kemi siguruar prodhim të energjisë elektrike, atë kohë s’është prodhuar asnjë megavat në KEK, e kam ndalë blerjen e energjisë prej Serbisë. Me një shumicë të ndishme e kemi bërë ushtrinë e Kosovës, që është garanca mos me qenë si Afganistani. S’mujm me qenë na si Afganistani, se kemi ushtri që po shkon në NATO e ta ka pranu Amerika. Se po i dëgjoj njerëzit që po bëjnë krahasime e po gabojnë shumë.

Në kohën e Qeverisë Haradinaj nëse ndonjë zyrtar i Serbisë është lazdruar në Kosovë ju e dini se si e ka trajtuar ligji këtu. Por është e pa besueshme që me ardhë prej Serbie me të nisë gurthemel të universiteti në Mitrovicë, e pabesueshme. A ma tregoni një punë të qeverisë Kurti, përveç që I ka ndalë paret për rrugën e Plavës, që po i ndal projektet, që i ka ndalë shtesat për personel mjekësor. Prandaj bëni çmos të forcohemi, ka qenë gabim të besojmë se dikush do ta dojë Kosovën si e doni ju”, ka thënë Haradinaj./GazetaEpxress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.