Uji Dea

Haradinaj kthehet në shtëpi!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shkalla e parë e Gjykatës në Tribunalin e Hagës ka marrë vendim para pak orësh që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mbrohet në liri. Lajmin sapo e kanë konfirmuar për TV ‘Dukagjini’-n, burime të sigurta nga ekipi i mbrojtjes.

Prokuroria nuk ka bërë ankesë ndajë këtij vendimi, kështu që gjatë 24 orëve të ardhshme ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pritet të kthehet në atdhe.

Tribunali i Hagës ditë më parë, me propozim të përbashkët të prokurorëve dhe mbrojtjes, ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të shkruara në “rastin Haradinaj dhe të tjerët”, ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

Eco Higjiena

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me “krime të kryera gjatë luftës në Kosovë”. Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës.

Ish kryeministri Haradinaj ishte liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.