GRANDEMALL

Haradinaj: Kryetari i Qeverisë po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, ne që e deshëm lirinë s’kemi qenë kurrë më të fortë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se po mos të ishin luftëtarët e lirës, veteranët Kosova nuk do të ishte e lirë, madje tha se edhe liria nuk është e sigurtë nëse nuk vlerësohen e nderohen ata që e bënë atë realitet, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryeministri Haradinaj pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, shtoi se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta.

Sipas tij, kryetari i Qeverisë po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, duke i dashur më shumë vlerta e të tjerëve. Ai madje tha se kryeministri po i poshtëron e fyen edhe policët e ushtarët e po gjen arsyeje që mos të merret me ta.

Por ish-komandantit i Zonës së Dukagjinit u shpreh i bindur se atë që e deshën lirinë janë më të fortë se kurrë.“E kam nderi që të jem në zyrën e organizuar e dal nga lufta. Në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi pas luftës, një nga padrejtësitë është edhe lakmi, apo marrja me emrin e veteranit iu siguroj se nuk do të ishim në liri, do të ishim nën njerëzit e Arkanit, pa veteranët pa ata që kanë luftuar. Edhe liria jonë nuk është e sigurt nëse ne nuk i vlerësojmë dhe nderojmë si duhet vlerat e lirisë”.

FIDANISHTJA

“Për fat të keq kemi mbërri në një kohë kur kryetari i Qeverisë është më i dashur me vlerta e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i nëpërkëmbë, e fyer. Unë besoj që kurrë më të fortë nuk kemi qenë, ata që i duna vlerat e lirisë që e duan atdheun, kurrë më të fortë nuk kemi qenë”.

Kurse Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se Qeverisë së Kosovës është anit-UÇK dhe kryeministri Albin Kurti, ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve dhe po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve.“Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është Qeveri anti-UÇK”.

“Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive dhe ne e diskutuar dhe në vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju e dini që ka bërë shkelje ligjore duke ia mohuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, pensionin e pleqësisë dhe kontribut-dhënës padrejtësisht dhe ne u kemi bërë thirrje dhe po iu bëjmë edhe sot”.“.. tu drejtohen organeve të drejtësisë sepse e fitojnë, sepse është vërtetuar, është saktësuar që është shkelje e ligjit dhe nga një nen i një ligji, gabimisht, ose nuk do ta kuptoj, ose e bën qëllimisht e bën, prek edhe në ligjin e veçantë, siç është ligji për kategoritë e luftës. Ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve, po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve por mendoj që bashkërisht që në vitin 2024, do t’i themi stop jo vetëm këtij kryeministri por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së ”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.