UBT

Haradinaj kritikon VV’në: E dhimbshme të hiqet ministri i Shëndetësisë për interes të një gare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për faktin se e ka kandiduar miniostrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitinë, për kryetar të Prishtinës.

Haradinaj në një konferencë për media ku prezantoi të gjithë kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash, tha se kandidimi i Arben Vitisë është një porosi e keqe që po dërgohet nga Lëvizja Vetëvendosje, në kohën kur janë rritur numrat e të prekurve me COVID-19.

Uji Dea

“Porosia është e keqe që po e dërgon Vetëvendosje në këtë rast edhe nëse e kanë të vetmin kandidat të mirë, është e keqe, sepse po e heqin ministrin e Shëndetësisë, është porosi e gabuar me heq ministrin e Shëndetësisë. Nëse e kishin heq se nuk është i suksesshëm në menaxhim të pandemisë, ka kuptim, por ta heqin kur kemi përkeqësim të gjendjes për interes të një gare është pak e dhimbshme që po e shohim. Nuk e di a duhet ta shkarkojë por është e dhimbshme se ai nuk e ka mendjen më te pandemia, por e ka te gara dhe nuk është në rregull”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, në garë për të parin e Prishtinës janë Daut Haradinaj nga AAK, Arben Vitia nga VV, Përparim Rama nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.