Fundamenti

Haradinaj: Kosova ka shënuar stagnim në vitin 2016-të

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj, me një shkrim i ka kujtuar sukseset por edhe stagnimet e vitit 2016-të. Mesazhin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, anëtarë e simpatizantë të AAK-së, të dashur miq,

Viti që po e lëmë pas ishte një vit i sfidave të mëdha për secilin prej nesh. Ishte një vit sfidues për Kosovën dhe demokracinë e saj.

Në planin individual e grupor, si në sport, në kulturë, në art e në sfera të tjera të ndërmarrësish, u shënuan plot rezultate me të cilat sot mburret Kosova.

Por në planin nacional, Kosova në këtë vit, ka shënuar stagnim, ose edhe më keq kthim mbrapa!

Për të parën herë që nga pavarësia e vendit në vitin 2008, këtë vit është sfiduar integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës, për fatin e keq kjo edhe me ndihmën e Qeverisë.

Sistemi i drejtësisë ka vendnumëruar, shëndetësia është bërë më keq, arsimi nuk është hequr nga lista e problemeve që i ka Kosova, zhvillimi ekonomik ka mbetur veç synim, ndërkohë që është rritur korrupsioni e krimi i organizuar dhe është rënduar jeta e qytetarit.

Mobi Casa

Në planin ndërkombëtar, Kosova ka qenë më keq se sa në vitin paraprak.

Por falë qytetarisë aktive, është arritur që të mos bëhët edhe më keq, prandaj heronj të këtij viti, janë qytetarët e këtij vendi dhe askush tjetër!

Unë besoj fuqishëm se viti që po vjen, do të jetë një vit kthese për të gjithë ne, pavarësisht bindjeve politike, fetare e kulturore!

Me besimin në Zot dhe në qytetarët e këtij vendi, Kosova ka shpresë!

Të gjithë juve qytetarë të Kosovës, kudo që jeni, në atdhe e jashtë tij, Gëzuar 2017-ta!

Juaji Ramush Haradinaj”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.