Fundamenti

Haradinaj: Kauzës së opozitës i duhet përkrahje e partnerëve ndërkombëtarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për liderin e AAK’së Ramush Haradinajn vlerësimet e Visar Ymerit për shkuarjen e tij në takim tek Presidentja Atifete Jahjaga janë të parëndësishme.

Për Haradinajn është e rëndësishme që të mos izolohen sepse kauzës së opozitës i duhet përkrahje e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas tij zgjidhje e vetme janë zgjedhjet dhe se në këto zgjedhje sipas Haradinajt opozita ka gjasa reale që të hyjë në listë të përbashkët.

ARKATANA

“Në Kosovë për me mujtë me pasë sukses një projekt i caktum duhet ta fitojmë një simpati më të gjerë. Nuk guxojmë me kalu në vetëizolim. Vërtetë qytetarët do të ndryshojnë gjëndjen, ne do ta ndryshojmë gjendjen si në rastin e luftës tonë, si në raste të tjera duhet me fitu një simpati, ju e mbani mend 99’ën, vërtetë populli i Kosovës ka luftu por ka qenë shumë e mirëseardhne edhe një përkrahje ndërkombëtare dhe në këtë rast kauza e opozitës duhet të ketë aftësinë me fitu përkrahjen edhe të akterëve ndërkombëtarë’, tha Haradinaj për RTK-në.

Por a po e bën këtë opozita sipas Haradinajt?

“Nuk është aq lehtë, por besoj që është kauzë e drejtë dhe besoj që do ta fitojmë”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.