HW

Haradinaj ka një porosi për gjeneralin serb: Edhe Millosheviqi mendonte si t`i për përkrahjen ruse, por i doli keq

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Shefit të Shtabit të Ushtrisë Serbe, gjeneralit Milan Mojsiloviq, i cili tha se Rusia si partner strategjik i Serbisë do të vazhdojë ta përkrahë vendin e tij [Serbinë].

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ia përkujtoi gjeneralit serb se edhe Slobodan Millosheviqi mendonte njësoj si ai, por i doli keq.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime. RH”, ka shkruar Haradinaj, raporton Telegrafi.

Mobi Casa

Gjatë vizitës zyrtare në Moskë, shefi i Shtabit të Ushtrisë serbe, ka thënë se me vëmendje kanë analizuar situatën në Kosovë dhe se sipas tij veprimet e njëanshme të Prishtinës po rrezikojnë sigurinë, transmeton Telegrafi.

“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, ka thënë gjenerali Mojisiloviq.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se “mesazhet dhe kërcënimet nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.