Eko Higjiena

Haradinaj: Jo ndoshta, por jemi në zgjedhje, Kurti e di që duhet të hapet paketa e Qeverisë kur lidh partneritet për Presidentin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot u pyet nga gazetarët për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ai u pyet se “mos ndoshta” kryeministri Kurti po dëshiron që të shkojë në zgjedhje ka deklaruar ‘jo ndoshta, por jemi në zgjedhje”.

Sipas tij, sikur Kurti të dëshironte ta zgjidhte presidentin e din se si shkojnë këto procese, pasi siç shton Haradinaj kanë përvoja politike në zgjedhjen e këtij të fundit.

“Nuk e ka me rëndësi se e ka vetën… Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje, sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai [Kurti] e di si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të Qeverisë, me thënë Qeverinë po e ndali për vete, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në Qeveri”, ka thënë ai.

Uji Dea

Haradinaj, ka folur për kalimin e deputetët Duda Balje në Grupin Parlamentar të AAK-së, duke thënë se nuk kanë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës.

“Tani mendoj që është mirë edhe për deputeten Duda Balje. Nuk kemi shumë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës, sa i përket vlerave të demokracisë, zhvillimit ekonomik por edhe përkrahjes së komuniteteve, Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme, edhe për ne një deputet më shumë në grup. Mendoj që është reciproke, pra është një lloj racionaliteti në fund të fundit se një deputet pa grup e ka të vështirë”, ka shtuar Haradinaj./EO/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.