Haradinaj ia bën të qartë Kurtit afrimin me PDK-në
Prishtinë – Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, janë pajtuar se nuk ka asnjë pikë që i bashkon subjektet e tyre politike. Pas më shumë se një orë takimi në selinë e Vetëvendosjes, Haradinaj ka thënë ia ka bërë të qartë Kurtit afrimin e tij me partinë në pushtet, PDK-në, për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar.
Kurti, ndërkaq, ka thënë se e ka ftuar Haradinajn për formimin e një blloku opozitar kundër qeverisë së Thaçit, për çka nuk ka marrë përkrahjen e tij. Liderët opozitarë kanë vënë në shesh edhe qëndrimet e tyre krejtësisht të kundërta për procesin e bisedimeve me Serbinë dhe procesin e privatizimit në Kosovë.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asgjë të përbashkët me programin e VV-së, por ka thënë se respekton të gjithë ata që e kanë marrë votën e popullit.