Eko Higjiena

Haradinaj: Flora, mos ik nga seanca

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Seanca konstituive e 2 tetorit nuk pritet të sjellë risi sa i përket tejkalimit të ngërçit politik në vend. Derisa PDK-ja shpreson në “kthjelljen” e deputetëve të Bllokut VLAN, këta të fundit presin që pas dështimit të PDK-së t’u jepet mundësia atyre që të votojnë tashmë për kandidatin e tyre, Isa Mustafa. Megjithatë, përfaqësues të VLAN-it kanë lënë të kuptohet se në seancën e 2 tetorit ata kanë planin “B”.

I nominuari për kryeministër nga ana e Bllokut, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje duke thënë se Blloku e ka planin për seancën konstitutive të 2 tetorit. Ai ka thënë se PDK-ja e ka të drejtën vetëm të propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, e nëse dështon atëherë duhet që të lejohet debati në Kuvend. “PDK-ja e ka të drejtën vetëm të propozimit, por i zgjedhur është ai që merr shumicën. Me rëndësi është që nuk ka zgjedhje. Nga debati jam i bindur se do të dilet nga zgjidhja. Andaj, plan në Kosovë ka vetëm shumica parlamentare”, ka thënë ai.

Ai shpreson se kësaj radhe kryesuesja, Flora Brovina, nuk do të ikë nga seanca siç ka bërë herën e kaluar, por do të qëndrojë në sallë deri në fund.

ARKATANA

Edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se Blloku kësaj radhe do të kërkojë debat në seancë, duke thënë se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Në rast se kryesuesja e seancës vepron si herën e kaluar dhe nuk e lejon debatin atëherë ka elemente të tjera të cilat do t’i shihni gjatë seancës ose menjëherë pas saj. Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës nga Flora Brovina, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri.

Kurse, Visar Ymeri nga “Vetëvendosje”, ka thënë se Kuvendi duhet të debatojë gjatë seancës së 2 tetorit. “Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar. Ne mendojmë që domosdoshmërisht seanca duhet të ketë debat. Duhet të lejohet që deputetët të debatojnë sepse aty është edhe zgjidhja e situatës. Moslejimi i këtij debati dëshmon uzurpimin e institucioneve nga PDK-ja. Ne jemi shumicë parlamentare që e kemi zgjidhjen e këtij ngërçi, por që nuk po na lejohet nga PDK-ja që e ka kapur shtetin”, ka thënë Ymeri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.