UBT

Haradinaj flet për rastin e Faton Hajrizit: Kosova pësoi edhe dy humbje të tjera nga Serbia me këtë ngjarje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj për vrasjen e Faton Hajrizit ka thënë se Kosova ka shënuar edhe dy humbje të tjera ndaj Serbisë me këtë ngjarje.

Haradinaj u shpreh se shteti dhe sistemi korrektues i vendit ka qenë humbja e parë pas rastit të Faton Hajrizit dhe së dyti Serbia do të shfrytëzoi këtë situatë për të akuzuar Kosovën dhe për ta bërë një kundërvlerë me atë që ka ndodhur me 24 shtator në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshter Afrim Bunjaku.

“Kosova ka dy humbje tjera, pos jetës së një qytetari tonë si Fatoni, ka ra prej provimi edhe shteti ligjor i Kosovës dhe Sistemi Korrektues. Humbja tjetër e radhës është se Serbia do të shfrytëzojë këtë situate për të akuzuar Kosovën dhe për ta bërë një kundërvlerë të asaj që ka ndodhur me sulmin terrorist në Bansjkë me 24 shtator”, deklaroi Haradinaj në Debat Plus.

Haradinaj shprehu poashtu ngushëllime familjarëve dhe personave të afërt për humbjen e jetës së Faton Hajrizit.

Uji Dea

“Nëse është e vërtetë për vdekjen e tij, i shprehi ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje. Është një humbje, e një qytetari të Kosovës”, tha Haradinaj.

E deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë ku tha se arratisjet e fundit i ka organizuar Serbia, Haradinaj deklaroi se “vështirë” të bësh lidhje mes Faton Hajrizit dhe Serbisë, pasi që është vërtetuar se ai nuk ka dashur as të dorëzohet ndaj tyre.

“Vështirë me e bë një lidhje mes Faton Hajrizit dhe Serbisë. Faton Hajrizi nuk ka pasur ndonjë afirmitet ose afërsi me Serbinë. Në çfarë do forme. Kjo u vërtetu edhe me ballafaqimin e tij me policët. Ai nuk ka dashur as të dorëzohet në duar të Serbisë”, deklaroi Haradinaj./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.