FITORJA

Haradinaj ende nuk i ka thënë ‘PO’ LDK-së për kryeministrin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kërkesa e LDK-së për ta marrë kryeministrin – post ky për të cilin Ramush Haradinaj ishte i nominuar për pesë muajsh– aktualisht e ka shndërruar Bllokun në një gjendje të ngrirë, ndërkohë që pritet një raund i ri bisedimesh për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Burime të Politiko.net kanë pohuar se Lideri i AAK-së nuk e ka mirëpritur idenë e LDK-së për Kryeministrin.

“Ramush Haradinaj nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje brenda Bllokut. Ajo që mund të thuhet është se ai nuk e ka mirëpritur idenë për ridizajnim dhe ende nuk ka thënë ‘Po’. Mirëpo, pritjet janë për arritjen e një marrëveshjeje të re”, ka thënë për Politiko.net një burim brenda Bllokut Opozitar.

ARKATANA

Tema e kalimit të postit të Kryeministrit nga AAK në LDK, siç thuhet, është hapur në dy javët e fundit.

Shenjat e para të mosdorëzimit të AAK-së, në opinion, i ka dhënë edhe Sekretari i kësaj partie, Burim Ramadani, i cili të shtunën ka deklaruar se për AAK-në vlen marrëveshja fillestare, sipas së cilës Ramush Haradinaj do të duhej ta drejtonte Qeverinë. Ai, madje, është shprehur se “Aleanca është pjesë e Qeverisjes Haradinaj që do të ndodhë në qeverisjen e ardhshme”.

LDK-AAK-Nisma kanë pranuar të premten që ta votojnë kryeparlamentarin e PDK-së, pesë muaj pasi vendi ishte mbajtur i bllokuar për këtë shkak, si përgjigje e menjëhershme nga tërheqja e vërejtjes së Ambasadores Amerikane, Tracy Jacobson, se ky post i takon partisë fituese të zgjedhjeve, ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe ashtu siç kishte vendosur Gjykata Kushtetuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.