Haradinaj: E drejta do të fitojë, juridiksionin e Serbisë s’do ta njoh kurrë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shtyrjes së vendimit lidhur me rastin e tij për datën 27 të këtij muaji ka thënë se e drejta gjithsesi do të fitojë.
Ai ka deklaruar se e ka kryer punën e drejtësinë, në rastin e Tribunalit të Hagës dhe se as e njeh, as nuk do ta njohë kurrë juridiksionin e Serbisë, njofton Klan Kosova.
“Vendimi do të merret me 27 prill. Deri atëherë do të presim. Jemi në të drejtën dhe ajo do të fitojë”.
“Sot janë ballafaquar argumentat se pse kërkesa e Serbisë është politike. Unë nuk kam ikur nga ligji, as nga ai i Kosovës, as nga ai i huaj. Juridiksionin e Serbisë nuk e njoh, as nuk do ta njoh kurrë”.