FITORJA

Haradinaj e dënon sulmin ndaj gruas rome, ka një kërkesë për prindërit dhe arsimtarët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë gruas rome fillimisht në Lipjan e sot edhe në Ferizaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky agresion i adoleshentëve ndaj qytetarëve për shkak të përkatësisë së tyre etnike është i turpshëm dhe i dënueshëm.

“Ne, me shumë mund e sakrifica po ndërtojmë një shtet të drejtë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha komunitetet janë të lira e të barabarta, prandaj sulmet mbi pjesëtarë të komuniteteve pakicë, bien ndesh me vlerat tona tradicionale dhe parimeve ligjore dhe nuk do të tolerohen”, ka shkruar kryeministri.

FIDANISHTJA

Tutje, i pari i Qeverisë ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore duke kërkuar edhe nga prindërit e arsimtarët që të kenë kujdes në edukim.

“U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijtë e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes”, ka shkruar Haradinaj./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.