Mobi Casa

Haradinaj: Duhet të shpejtojmë që zgjedhjet të mbahen në qershor

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi të mërkurën se duhet punuar shpejtë, që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve në qershor. Ndërkaq sa i përket vendeve të rezervuara, Haradinaj tha se nuk sheh ndonjë rrezik nëse kjo praktikë vazhdohet edhe për një mandat.

Ai këto komente i bëri pas një takimi që kishte me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Ata biseduan për ngjarjet të cilat priten të zhvillohen gjatë këtij viti në Kosovë e Maqedoni.

Qeverisja e mirë në Republikën e Kosovës dhe trajtimi i temave të cilat preokupojnë shqiptarët në përgjithësi shihen si alternativë nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj për të ndihmuar edhe shqiptarët në Maqedoni.

ARKATANA

“Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar shqiptarit është të dimë të punojmë ne në Kosovë, në radhë të parë t’i kryejmë punët tona si duhet, ta aftësojmë Kosovën për në BE dhe NATO, e dyta është t’i njohim mirë temat që i preokupojnë shqiptarët”.

Ndërsa, kryetari i PDSH-së nga Maqedonia, Menduh Thaçi tha se pret përkrahjen e institucioneve të Kosovës në qarqet ndërkombëtare karshi kërkesave që kanë shqiptarët në Maqedoni.

“Unë normalisht që pres dhe e lus Haradinajn si dhe partinë e tij që të japin kontribut që kërkesat tona dhe qëndrimet e PDSH-së të shqiptarëve të Maqedonisë të bëhen më të pranueshme, sidomos të bashkësia ndërkombëtare e cila është determinuese për këto kërkesa”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.