UBT

Haradinaj: Dje, Kosova i ka marrë dy goditje të rënda nga një Qeveri dhe kryeministër i papërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve që ndodhën dje sa i përket refuzimit të projektit amerikan të gazit dhe marrëveshjes për targat e automjeteve.

Haradinaj tha se dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda që sipas tij, erdhën nga një Qeveri dhe kryeministër i papërgjegjshëm.

“Dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda, më të rënda që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Këto goditje kanë ardh nga kolona e pestë e shtetit të Kosovës, nga një Qeveri dhe një kryeministër i papërgjegjshëm. Djë është nënshkruar marrëveshje që e kthen Kosovën 10 vjet mbrapa dhe është refuzuar projekti amerikan i gazit. Me marrëveshjen për targat Albin Kurti e ka goditur fortë sovranitetin e vendit. Ka vendosur t’i rikthejë targat ilegale të Serbisë që i kemi hequr 10 vjet më parë. Ka vendosur që territorin e veriut të Kosovës ta trajtojë ndryshe nga pjesa tjetër e shtetit, nuk i takon kjo e drejtë sepse nuk e lejon Kushtetuta e as populli”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

UBT

Haradinaj ka thënë se Kurti e ka bërë Serbinë hisedarë, pasi ka pranuar të negociojë me të për punët më të ndjeshme të Kosovës.

“Ky njeri e ka bërë hisedar Serbinë dhe ka pranuar që të negociojë me të punët më të ndjeshme e me të brendshme të vendit të vetë. Ai ka marrë vendimin më anti-shqiptar e me antiamerikan në historinë e Kosovës, ka vendosur t’i thotë jo gazsjellësit amerikan. Refuzimi i Qeverisë i këtij projekti është goditje e drejtpërdrejt ndaj shtetit dhe partneriteti ndërkombëtar. Është hapje e derës për gazin rus dhe për Rusinë, hala më keq ky kryeministër i dhanë të drejtën vetës me njollos këtë projekt duke e cilësuar atë projekt rus”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.